Kompania lider në vend për shërbime të pastrimit!
Orari i punës: E hënë - E premte (8.00AM - 5.00PM)

E-mail:

info@3sot.net

Kontakti:

+383 49 130 410

Adresa:

Rr. Bardhyl Çaushi, Ob C15/10, Nr. 3, Prishtinë
Miku juaj për një ambient të pastër

Pastrimi gjeneral i banesave dhe shtëpive

Përshkrimi i shërbimit:

Për të siguruar një banesë të pastër, të rregullt dhe të freskët, ofrojmë shërbime profesionale të pastrimit gjeneral të banesës. Shërbimi ynë përfshin pastrimin e thellë të çdo këndi dhe hapësire të banesës suaj, për një rezultat të shkëlqyer dhe një ambient të shëndetshëm.

Shërbimet që ofrojmë:

Pakoja “Pastrim Gjeneral” përfshin:

  • Pastrimi i të gjitha dhomave të banesës duke përfshirë kuzhinën dhe banjën.
  • Fshirja e pluhurit dhe pastrimi i çdo sipërfaqeje, mobilieje dhe pajisjeje.
  • Pastrimi i dritareve dhe i xhamave.
  • Pastrimi i dyshemeve dhe i tapetave.
  • Pastrimi i dhomave të gjumit dhe i dhomës së ditës (dhoma e ndejës).
  • Fshirje pluhuri nga mobiliet dhe pajisjet.
  • Pastrimi i dyshemesë (me pastrues të përshtatshëm për llojin e dyshemesë).
  • Pastrimi i pëlhurave dhe i tapeteve (nëse është e mundur).
  • Pastrimi i dritareve dhe i xhamave.

Pastrimi i kuzhinës

  • Pastrimi i të gjitha sipërfaqeve (rafteve, tavolina, etj.).
  • Pastrimi i pajisjeve (frigoriferit, mikrovalës, sobës, lavamanit etj.).
  • Fshirje e pluhurit dhe pastrimi i mobilieve.
  • Pastrimi i dyshemesë dhe pastrimi i çdo hapësire të kuzhinës.

Pastrimi i banjave

  • Pastrimi i lavamanëve, i dushit, i WC-së dhe i çdo pajisjeje tjetër sanitare (me avull).
  • Fshirje e pluhurit nga raftet, pasqyrat dhe çdo sipërfaqe.
  • Pastrimi i dyshemesë dhe ndihma për heqjen e yndyrës dhe të njollave të ngurta.

Pastrimi i korridoreve dhe i hapësirave të tjera

  • Pastrimi dhe fshirja e pluhurit nga muret, dyer dhe rafte.
  • Pastrimi i dyshemeve dhe i korridoreve.

Pastrimi i hapësirave të tjera sipas nevojës (dhoma gjumi, dhoma për fëmijë etj.)

  • Pastrimi i mobilieve dhe i dyshemesë.
  • Fshirje pluhuri nga pajisjet elektronike dhe aksesorët.
  • Pastrimi i çdo hapësire shtesë që mund të kërkojë pastrim gjeneral.

Punët që nuk kryhen gjatë pastrimit gjeneral:

  • Larja e enëve
  • Hekurosja e rrobave
  • Pastrimi / larja e perdeve
  • Larja / dezinfektimi i divaneve
  • Larja / dezinfektimi i dyshekut

Frekuenca e shërbimit:

  • Pastrim i përditshëm nga dita e hënë deri të premten për hapësirat e përbashkëta (korridor, shkallë dhe ashensorë)
  • Pastrim më të thelluar një herë në javë (xhama).
  • Pastrim javor për mirëmbajtje të pajisjeve dhe të sistemeve të përbashkëta.
  • Pastrim mujor të garazhit.

Çmimet:

Pako Standard: Duke filluar nga 2 euro për m2.
Çmimi mund të ndryshojë varësisht nga gjendja momentale e banesës.
Afati kohor i ofertës eshte 48-72 orë.

Përfitimet e shërbimit:

Profesionalizëm dhe cilësi: staf i trajnuar dhe i përkushtuar për pastrimin e zyrave tuaja në mënyrë të përsosur.

Ekologjik: përdorimi i pastruesve ekologjikë dhe të sigurt për shëndetin.

Fleksibilitet: ne mund të përshtasim shërbimin sipas nevojave dhe orarit tuaj.

Shërbimi: mundësi për pastrim edhe jashtë orarit të zakonshëm të punës, për të mos ndërprerë aktivitetet e biznesit.

Kontroll i cilësisë: përcjellim rregullisht shërbimin dhe sigurojmë që çdo hapësirë të jetë gjithmonë e pastër dhe e rregullt.

Kushtet dhe marrëveshja:

Marrëveshja: shërbimi ofrohet në bazë të një kontrate mujore ose afatgjatë, sipas kërkesës.

Zgjidhja e problemit: Ne sigurojmë që çdo shqetësim të zgjidhet brenda 24 orëve.

Afati kohor i ofertës është 48-72 orë.

Pse të na zgjidhni:

Profesionalizëm i lartë: Ne përdorim mjetet e punës me moderne të sigurta dhe efikase
për pastrim të thellë dhe produkte (detergjente) ekologjike që janë të padëmshme për
shëndetin.

Shërbim i shpejtë dhe i besueshëm: ekipi ynë është i trajnuar dhe i përkushtuar për të
siguruar rezultate të shkëlqyera çdo herë.

Kënaqësi e garantuar: nëse nuk jeni të kënaqur, ne do të bëjmë rregullimet e
nevojshme pa pagesë shtesë.

MARRËVESHJE

Në rast kur të dyja palët (kompania dhe klienti) dakordohen për kushtet e cekura më lart para fillimit të punës, obligohen të nënshkruajnë një dokument ku specifikohen disa detaje të cilat eliminojnë çdo mosmarrëveshje.

Pasi të ketë përfunduar pastrimi i banesës fotografimi i hapësirave të banimit në rast se ka ndonjë gërvishtje të mobilieve, të sanitarisë, të mureve, të dyshemeve etj.

Obligohet klienti në rastet kur nuk do të jetë në banës gjatë pastrimit, të mos ketë gjëra me vlerë siç janë: para të gatshme, ari dhe dokumente udhëtimi, etj.

Pasi të përfundojë pastrim i suksesshëm, klienti, do të nënshkruajë një dokument që kompania 3 SOT SH.P.K ka përfunduar pastrimin e zyrave sipas marrëveshjes.