Kompania lider në vend për shërbime të pastrimit!
Orari i punës: E hënë - E premte (8.00AM - 5.00PM)

E-mail:

info@3sot.net

Kontakti:

+383 49 130 410

Adresa:

Rr. Bardhyl Çaushi, Ob C15/10, Nr. 3, Prishtinë
Miku juaj për një ambient të pastër

Mirëmbajtja e ndërtesave kolektive

Përshkrimi i shërbimit:

Ne ofrojmë shërbime të plota të pastrimit dhe të mirëmbajtjes për banesa kolektive duke siguruar që hapësirat e përbashkëta dhe ambientet e banesave të jenë gjithmonë të pastra dhe të mirëmbajtura. Angazhimi ynë është për të krijuar një mjedis të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët e ndërtesës.

Shërbimet që ofrojmë:

  • Pastrimi i hapësirave të përbashkëta
    • Korridore, shkallë, ashensorë, dhoma mbledhjeje.
    • Pastrim dhe larje e dyshemeve, pastrimi i derës dhe i xhamave të hapësirave të përbashkëta.
  • Pastrimi i jashtëm
    • Pastrim i xhamave nga ana e jashtme dhe e brendshme, xhamat që gjenden në mes të korridoreve.
  • Mirëmbajtje e pajisjeve dhe e sistemeve të përbashkëta
    • Kontroll dhe mirëmbajtje e ashensorëve, e ndriçimit të përbashkët.

Frekuenca e shërbimit:

  • Pastrim i përditshëm nga dita e hënë deri të premten për hapësirat e përbashkëta (korridor, shkallë dhe ashensorë)
  • Pastrim më të thelluar një herë në javë (xhama).
  • Pastrim javor për mirëmbajtje të pajisjeve dhe të sistemeve të përbashkëta.
  • Pastrim mujor të garazhit.

Çmimet:

Çmimi përcaktohet në varësi të madhësisë së ndërtesës, të shërbimeve të kërkuara dhe të frekuencës së pastrimit. Oferta jonë është fleksibile dhe mund të përshtatet sipas nevojave tuaja.

Përfitimet e shërbimit:

Profesionalizëm dhe cilësi: staf i trajnuar dhe i përkushtuar për pastrimin e zyrave tuaja në mënyrë të përsosur.

Ekologjik: përdorimi i pastruesve ekologjikë dhe të sigurt për shëndetin.

Fleksibilitet: ne mund të përshtasim shërbimin sipas nevojave dhe orarit tuaj.

Shërbimi: mundësi për pastrim edhe jashtë orarit të zakonshëm të punës, për të mos ndërprerë aktivitetet e biznesit.

Kontroll i cilësisë: përcjellim rregullisht shërbimin dhe sigurojmë që çdo hapësirë të jetë gjithmonë e pastër dhe e rregullt.

Kushtet dhe marrëveshja:

Marrëveshja: shërbimi ofrohet në bazë të një kontrate mujore ose afatgjatë, sipas kërkesës.

Zgjidhja e problemit: Ne sigurojmë që çdo shqetësim të zgjidhet brenda 24 orëve.

Afati kohor i ofertës është 48-72 orë.

Pse të na zgjidhni:

Profesionalizëm i lartë: Ne përdorim mjetet e punës me moderne të sigurta dhe efikase
për pastrim të thellë dhe produkte (detergjente) ekologjike që janë të padëmshme për
shëndetin.

Shërbim i shpejtë dhe i besueshëm: ekipi ynë është i trajnuar dhe i përkushtuar për të
siguruar rezultate të shkëlqyera çdo herë.

Kënaqësi e garantuar: nëse nuk jeni të kënaqur, ne do të bëjmë rregullimet e
nevojshme pa pagesë shtesë.

MARRËVESHJE

Në rast kur të dyja palët (kompania dhe klienti) dakordohen për kushtet e cekura më lart para fillimit të punës, obligohen të nënshkruajnë një dokument ku specifikohen disa detaje të cilat eliminojnë çdo mosmarrëveshje.

Pasi të ketë përfunduar pastrimi i banesës fotografimi i hapësirave të banimit në rast se ka ndonjë gërvishtje të mobilieve, të sanitarisë, të mureve, të dyshemeve etj.

Obligohet klienti në rastet kur nuk do të jetë në banës gjatë pastrimit, të mos ketë gjëra me vlerë siç janë: para të gatshme, ari dhe dokumente udhëtimi, etj.

Pasi të përfundojë pastrim i suksesshëm, klienti, do të nënshkruajë një dokument që kompania 3 SOT SH.P.K ka përfunduar pastrimin e zyrave sipas marrëveshjes.